Aplikacione

Google edhe në biznesin e fluturimeve

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Google edhe në biznesin e fluturimeve

Google dhe avio-kompania rajonale Cape Air nga Massachusets kanë njoftuar për një bashkëpunim që do të kenë në ndërtimin e një platforme për rezervimin e biletave të udhëtimit. Platforma do të ndërtohet nga ITA Software, një kompani që ishte blerë nga Google në korrik të vitit 2010.

Sipas Cape Air, platforma e re do tu ofroj udhëtarëve:

– Çmime më të lira për udhëtimet njëdrejtimore dhe kthyese

– Vegla vetëshërbimi për ndryshimin e shpejtë në rezervime dhe itinerar

– Rezervime më të lehta dhe të më sigurta

Sistemi i ri i rezervimeve mund të qaset me uebfaqet e ridizjanuara të Cape Air dhe Nantucket Airlines. Ky do të zëvendësoj sistemin e vjetër 48 vjeç, prandaj nuk pritet të ketë ndonjë standard të lartë për të përballuar nga sistemi pararendës.

Dizajni modern i ndërfaqes lehtëson leximin dhe përdorimin e sistemit. Platforma gjithashtu do të mbledh informatat personale për udhëtarët që do të ruhen në një bazë të të dhënave ashtu që kompania e fluturimeve mund të personalizoj shërbimet për konsumatorët e saj.

Për më tepër, teknologjia modulare e bën më të lehtë ndryshimin e sistemit sipas nevojave të kompanisë. Gjithashtu sistemi është i përshtatshëm për të gjitha madhësitë e kompanive.

Blerja e ITA nga Google në fillim ishte kundërshtuar nga bizneset e udhëtimeve si Expedia, Kayak, Sabre dhe Fairlogix me pretendimet e këtyre të fundit se marrëveshja do të rezultonte me çmime më të larta, më pak zgjedhje udhëtimi për konsumatorët dhe bizneset si dhe më pak inovacione në udhëtimet online.

Sipas Fast Company e cila kishte emëruar ITA-n si një nga 10 kompanitë më inovative në industrinë e transportit në vitin 2010, softueri i kësaj kompanie është 65% prapa të gjithë rezervimeve online.

Lajmet e fundit>