Internet

Google Drive: 5 gjëra që nevojiten për sukses

Apr 18 2012
0 Shpërndarje
Google Drive: 5 gjëra që nevojiten për sukses

Google Drive është një nga krijesat mitike që ka qarkulluar nëpër thashethemet teknologjike që nga viti 2006, por do të shfaqet para neve vetëm javën e ardhshëm, sipas raporteve. Fjalët për një lançim të afërt të shërbimit kanë ditur të jenë të pasakta më parë, por evidencat e fundit duket se kësaj radhe do të jetë e saktë.

Sidoqoftë që nga viti 2006, mënyra se si përdorim ueb-shërbimet dhe ruajmë dokumentet tona ka ndryshuar. Kemi Dropbox-in; Amazon Cloud Drive që mund të ruaj deri në 1 TB në cloud; dhe Microsoft ka SkyDrive. Për më tepër edhe Apple ka lançuar shërbimin e saj të ngjashëm, iCloud para Google, prandaj me mësimet nga përvoja e konkurrentëve, më poshtë janë listuar pesë gjëra që do të ndihmonin Google Drive të triumfonte në këtë treg.

Shumë hapësirë për magazinim

Pesë GB të hapësirës falas në Google Drive është dyfishimi i asaj që ofron Dropbox. Por, Box.com dhe Amazon gjithashtu ofrojnë nga 5GB, dhe SkyDrive i Microsoft ofron 25 GB, me 5 GB në dispozicion për ruajtjen e fajllave lokale në Windows. iCloud i Apple ofron 5 GB falas po nuk ka opsionin për tu përdorur si një disk online. Që njerëzit të përdorin Google Drive pos ruajtjes së disa dokumenteve, do të ketë nevojë edhe për më shumë hapësirë, së paku sa SkyDrive.

Një vend për të gjithë fajllat tuaj

Ju keni fajlle të ngjitura në e-mail në llogarinë tuaj në Gmail (7GB+), fajlle në Google Docs (1GB), fajllet tuaja në Picasa Web Albums (1GB), dhe deri 100 GB këngë në Google Music dhe virtualisht pakufi hapësirë për ruajtjen e fotografive dhe videove në Google+, por askund nuk mund ti ruani falljat tuaj në një vend në Google. Google Drive duhet të krijoj folldera që në mënyrë automatike do të vendosnin të gjithë fajllat e lidhur me llogarinë tuaj në Google, në vetëm një vend ashtu që të keni më lehtë të kërkoni për to.

Një mënyrë e thjeshtë për sinkronizuar fajllat

Këtu shkëlqen Dropbox, me një kopje lokale të follderëve tuaj, dhe ndryshime të cilat ngadalë dërgohen në cloud në prapavijë. Versioni i aplikacionit Google Drive të cilin e publikoi TechCrunch vë në pah që do të jetë në dispozicion aplikacion i veçantë për Windows dhe Mac, që duket se do të funksionoj si Dropbox. Ju duhet të jeni në gjendje të selektoni se cilët follderë do ti dëshironit ti sinkronizonit lokalisht ashtu që të mos keni nevojë të ruani kopje lokale të galerisë së fotografive tuaja në Picasa në çdo kompjuterë që keni.

Prezencë e fortë mobile

Ngjashëm si Dropbox, Google Drive do të duhej të kishte aplikacione mobile të mira sepse këtu është vendi ku ju paguani para të shumta për magazinim. Për Android, Google do të duhej të integronte funksionalitetin e ngarkimit të Drive brenda aplikacionit të tij, derisa në iOS, do të nevojitej një aplikacion për iPhone dhe iPad. Gjithashtu do të duhej të përfitonte zhvilluesit e tretë të integrojnë funksionalitetin në aplikacionet e tyre.

Skemë e mirë e çmimeve

Google tashmë ka një skemë më të mirë të çmimeve se sa konkurrentët tjerë. Ata ofrojnë 20 GB shtesë për 5$, krahasuar me 40$ sa kushton tek iCloud. Nëse Google mbetet me këtë çmim, ju mund të fitoni 400 GB hapësirë cloud për vetëm 100$ në vit, krahasuar me 500$ për 500 GB në Amazon Cloud Drive.

Lajmet e fundit>