Business & Management

Google dorëzohet tek Oracle ndërsa Microsoft shpall aleancën me Cyanogen

Jan 19 2016
0 Shpërndarje
Google dorëzohet tek Oracle ndërsa Microsoft shpall aleancën me Cyanogen

google_i_o-4ea467d-intro

Ed Bot – ZDNet

Një kompani e cila vazhdimisht ka shfaqur angazhim ndaj softuerit të lirë, kur vjen puna tek Android, Google dëshiron të mbajë çdo gjë sekret dhe këtu e kemi fjalën për mënyrën e zhvillimit.

Por një ndryshim kursi mund të rezultojë shokues për kompaninë. Pas lajmeve të fundit të javës që lamë pas se kodi bazë i Android është pranë një ndryshimi madhor, themelet e komunitetit Android për herë të parë janë në rrezik kolapsi.

Google konfirmoi për disa burime dhe një nga këto ishte VentureBeat e cila shkruante se gjigandi i motorit të kërkimit do të largojë nga përdorimi libraritë e saj standarte Java në favor të librarive OpenJDK të Oracle.

Epo ky është lajm duke pasur në konsideratë përballjet e fundit ligjore mes Google dhe Oracle pikërisht për pronësinë intelektuale të këtyre librarive. Zëvendësimi i këtyre me ato të Oracle do të minimizonte dëmin financiar dhe të reputacionit e kompanisë nëse Google humbet betejën ligjore.

Pjesën më të madhe të këtyre betejave ligjore Google i ka fituar por një gjykatë amerikane nuk mendon kështu. Oracle verën e vitit të kaluar shtoi në padinë e saj ndaj Google edhe 40 shkelje të tjera. Prandaj implementimi i librarive të Oracle është më shumë një kundërpërgjigje e Google ndaj padisë.

Avantazhi i Google ndaj konkurrentëve me Android-in qëndron tek strategjitë e ndjekura me licensat me kod të hapur. Implementimi Java i Google është licensuar nën Apache 2 dhe si rezultat prodhuesit janë të lirë të modifikojnë kodin e librarive por nuk duhet të bëjnë publike ndryshimet.

Në kontrast, libraritë OpenJDK të Oracle janë të licensuara nën GPL2 ku kërkohet publikimi i kodit burimor dhe të gjitha ndryshimeve të aplikuara mbi të. Ky nuk është një lajm i mirë për Google e as partnerët e saj.

Problemet për ekosistemin e aplikacioneve Android janë të paimagjinueshme. OpenJDK sillet ndryshe nga kodi i Google i cili është i bazuar nën projektin me kod të hapur Apache Harmony tashmë jo më funksional. E thënë ndryshe zhvilluesit të përgatiten për testime të gjata, për një marrëveshje të re licensimi dhe mbase për një kosto relativisht shumë më të lartë.

Android N, versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobil, me shumë gjasa do të përballet me vonesa dhe probleme të shumta përshtatshmërie. Google po ndryshon motorët e aeroplanit në fluturim. Objektivi kryesor është shmangia e përplasjes ku pak rëndësi ka orari i mbërritjes.

E gjitha kjo mesele paraqet një mundësi të artë për rivalët e Google. Këtu përfshijmë edhe Apple, ku i ndjeri Steve Jobs e quante Android-in “një produkt të vjedhur” dhe kishte kërcënuar vazhdimisht shkatërrimin e tij.

Por më e rëndësishme se asgjë ngelet perspektiva e Microsoft. Më në fund kompania do të kishte mundësitë e duhura për të ndërtuar një version vetjak të Android. Spekulimet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë çështje për vite me radhë dhe që Microsoft të bënte realitet një gjë të tillë i duhej të nënshtrohej ndaj Google falë modelit të biznesit që ndjek gjigandi i motorit të kërkimit.

“Mos zhvilloni në kod të hapur,” u thoshte Andy Rubin punojësve të tij në hapat e parë të Android. “Përkundër, ofrojeni kodin pasi të keni finalizuar inovacionin.” Dhe kjo nuk do ti garantonte asnjëherë Microsoft-it akses në fazat e hershme të kodit.

Por tani Oracle është drejtuesi i mjetit. Sigurisht që gjigandët e silikonit do të lejohen të shtojnë komponentë të licensuar tek libraritë e Oracle kundrejt një pagese. Në 2013-tën Microsoft nënshkroi një marrëveshje me Oracle e cila përfshinte edhe Android-in. Nga ana tjetër Microsoft vjel të ardhura vazhdimisht nga patentat e saj të përdorura nga prodhuesit e paisjeve Android. Këto dy faktorë do të mjaftonin që prodhuesit e harduerit të braktisnin Google nëse një alternativë vjen nga Microsoft.

Në 2015-tën Microsoft njoftoi partneritetin e ri me Cyanogen, zhvilluesi i një versioni Android të pavarur i cili në të kaluarën kishte refuzuar ofertat e Google për një blerje të mundshme. Madje shefi ekzekutiv i kompanisë deklaronte: “Ne do të largojmë Android-in nga Google.”

Marrëveshja Cyanogen – Microsoft po fillon të japë frytet e para për këtë të fundit me integrimin e asistentit dixhital Cortana në telefonët OnePlus One. Mbase Microsoft nuk po kërkon të mundë Android-in e as të bëjë për vehte besnikët e platformës por të paktën do të ketë sistemin e saj operativ dedikuar sipërmarrjeve të cilat kërkojnë shërbimet Exchange, Office dhe Azure pa qenë të detyruar ti kthejnë shpinën Google. Qasja pro-Microsoft dhe anti-Google e Cyanogen mund të marrë flamurin e komunitetit Android nga “Mountain View” për në “Redmond.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>