Aplikacione

Google Docs më i përshtatshëm për biznes

May 8 2012
0 Shpërndarje
Google Docs më i përshtatshëm për biznes

Nuk ka disa muaj që Google Docs kishte përmirësuar aftësinë për të kontrolluar drejtshkrimin duke u bërë shumë më atraktiv për përdoruesit biznesor të cilët kërkonin alternativë për Microsoft Office.

Risitë nuk kanë të ndalur. Google posa ka përditësuar Docs me 450 fonte dhe 60 shabllone të reja, shumica e të cilave janë të dedikuara për biznes.

Deri tani, Google Docs ka ofruar një përzgjedhje të fonteve që ka mundur të konsiderohej si e pamjaftueshme. Sigurisht që shumica e komunikimeve biznesore mund të menaxhohen me Arial dhe Times New Roman, por nëse jeni duke dizajnuar një fletushkë reklame, ftesë, apo çfarëdo tjetër që kërkon pak kreativitet shtesë ju do të dëshironit më shumë opsione.

Kur ju klikoni menynë rënëse tek Font, ju menjëherë do të vëreni shtesat të reja dhe fatmirësisht jo të gjitha 450 fontet e reja të cilat do ta bënin një meny të tej-zgjeruar.

Për të shfletuar dhe gjetur fontet e reja, klikoni tek opsioni Add fonts në fund të asaj menyje rënëse. Ju mund të filtroni zgjedhjen me njërën nga katër kategoritë në dispozicion, Display (shfaqja), Handwriting (dorëshkrimi), Sans Serif, dhe Serif. Kuptohet që pasi kemi të bëjmë Google ju mund të kërkoni bibliotekën e fonteve shumë lehtë dhe të gjeni llojin e shkronjave të cilin kërkoni.

E për të parë shabllonet e reja të galerisë së Google Docs, atëherë shtypni See all templates for work. Shabllonet mund ti shihni në këtë link, derisa Docs ofron zgjedhje të ndryshme nga kopertinat dhe rezymetë deri tek faturat dhe propozimet. /cio.al/

Lajmet e fundit>