Karriere

Google do të transferojë inxhinierët e saj jashtë Rusisë

Dec 14 2014
0 Shpërndarje
Google do të transferojë inxhinierët e saj jashtë Rusisë

_79691811_466915565Gjigandi i teknologjisë Google ka konfirmuar planet e saj për të lëvizur inxhinierët e kompanisë nga zyrat në Rusi. Kompania shtoi se ajo do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj konsumatorëve të saj në këtë shtet dhe tha për BBC se i ka pozicionuar inxhinierët në vende të tjera. Google refuzoi të zbulonte se sa do të jetë numri i stafit që do të bëjë pjesë në këtë lëvizje.

Në korrik të këtij viti, parlamenti rus miratoi një ligj sipas të cilit kompanitë e internetit do duhet të regjistrojnë të dhënat personale të qytetarëve brenda shtetit. Kremlini u shpreh se ligji u miratua për të rritur nivelin e sigurisë të të dhënave por kritikët e kanë parë këtë gjë si një lloj censurimi mbi aksesin e internetit duke qenë se ligji i jep mundësinë qeverisë për të bllokuar faqe. Shumë kompani teknologjike i ruajnë të dhënat e përdoruesve të saj në ‘magazina’ gjigande në mbarë botën dhe nuk e lidhin vendndodhjen e të dhënave me vendndodhjen e përdoruesve.

Sipas The Wall Street Journal, pjesa më e madhe e stafit që do të lëvizë është nga departamenti i shitjeve, marketingut dhe skuadrave mbështetëse. Google tha në një deklaratë: ‘Ne jemi tërësisht të përkushtuar drejt përdoruesve tanë në këtë shtet dhe kemi një skuadër të organizuar që punon për ti mbështetur ata.’ (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>