Aplikacione

Google do të testojë sistemin e pagesave NFC

Mar 17 2011
0 Shpërndarje
Google do të testojë sistemin e pagesave NFC

altEdhe pse Google akoma nuk ka konfirmuar raportet që sipas disa burimeve thonë se tashmë po testohet mënyra e re e pagesave përmes celularëve, Bloomberg që bazohet në ato burime, thekson se Google është duke pozicionuar veten që të dominojë tregun qysh në fillim.

 

Ndër të tjera, Bloomberg, thekson që Google po blen pajisje harduerike të specializuara në New York dhe San Francisco ku do të pilotojë sistemet e pagesave:Kompania do të paguaj për instalimin e mijërave sistemeve të arkave nga kompania VeriFone Systesm Inc., në lokacionet tregtare, citon një burim anonim… Arkat do të pranojnë pagesa prej celularëve të pajisur me teknologjinë komunikuese të ashtuquajtur afër-fushore.

Projekti do të vendos Google në mesin e kompanive që po eksperimentojnë me NFC, që u mundëson konsumatorëve të paguajnë për produkte dhe shërbimet duke vendosur pajisjen tek arka, që u jep një mundësi alternative për paratë e gatshme apo kartelat kreditore. Shërbimet e Google mund të kombinojnë informatat e llogarisë financiare të konsumatorit, bilancet e kartelave të dhuratave, kartelave për besnikëri ndaj dyqaneve dhe kupën e ndryshëm në vetëm një çip NFC në celularë.

Për ata që mendojnë në teori konspirative për Google, ky ndoshta është shërbimi më i madh që ka bërë kjo kompani deri më sot. Për atë pjesë nga ne që ka arritur të humb gjithë virtualizimin pos në laptop të shtrenjtë dhe celularë të mençur, është një dhuratë nga perandorët e teknologjisë, e dërguar që të na lehtësojë jetët tona. Arsyen më të mirë ndoshta e jep gazeta e mirënjohur Wall Street Journal:

Lëvizja e Google që të lehtësoj pagesat me anë të teknologjisë NFC do të ndihmojë në rritjen biznesit e saj reklamues… Në botën e pajisjeve-mobile, kompanitë e internetit kanë filluar të njoftojnë klientët për oferta speciale tek distributorët e tyre në rrethinat e klinetëve.

Nëse Google e përdorë të njejtën strategji reklamuese, teknologjia NFC mund të ndihmojë kompaninën të dëshmojë që reklamat po rrisin shitjet. Dhe duke marrë informata për atë se çfarë përdoruesit e pajisjeve-mobile blejnë, kompania mund të jetë në gjendje të bëj më saktë targetimin e reklamave apo ofertave tek klientët.

“Kjo është për të krijuar një platformë reklamuese për pajisjet mobile”, përfundoi një analist i pagesave në kompaninë Yankee Group.

Google ka shpërndarë poster me çipat NFC tek bizneset lokale që mund të flasin me celularët të përshtatur me teknologjinë NFC. Për momentin vetëm celularët nga Android me versionin e fundit të OS nga Google përkrahin teknologjinë NFC.

Ju kujtohet Groupon dhe mënyra e ofertave të tyre? Nuk duhet të imagjinojmë shumë kohë para se Google të filloj të përdorë strategjinë e tyre reklamuese. Kur ju të pranoni mesazh në celularin tuaj se njerëzit që paguajnë me celularë në Android kanë një zbritje prej 50% në një sanduiç apo një pulë, që iu ka shpëtuar për pak, atëherë Groupon do të ju duket pak i pavlerë. E as miku që ecën me juve nuk do të jetë shumë i dashuruar në iPhone-in e tij.

Deri më tani, edhe pse shumica e kompanive amerikane kanë bashkëpunuar me Discover që të testojnë zgjidhjet e tyre NFC, e vetmja që duket se do të ketë sukses është bashkëpunimi i Google me VeriFone. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>