Investim

Google do të ndërtojë një terminal privat aeroporti

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Google do të ndërtojë një terminal privat aeroporti

Google planeLideri i kërkimit në internet me interesa të shumta biznesi në reklama, sistemet e operimit për telefoninë, makinat vet-drejtuese, teknologjinë e xhamave për zmadhim të realitetit, kërkon të futet në lojën e aviacionit.

Google po planifikon të ndërtojë një terminal privat aeroporti 82 milion $ në San Jose, California, për të akomoduar avionët privat të biznesit të tij. Do të jetë një shtesë e aeroportit internacional të Mineta San Jose.

Firma britanike Signature Aviation është ofruar të ndërtojë terminalin ekzekutiv në 11.7 hektarë tokë, në pronësi të aeroportit ekzistues, por kërkohet aprovimi nga qyteti San Jose.

Google kërkon të fluturojë

Propozimi parashikon zhvillimin e një sipërfaqe toke prej rreth 5,200 m2 për terminal, rreth 10,000 m2 ndërtesë për zyra dhe dyqane, rreth 20,000 m2 hangare, rreth 7.5 hektarë për parkimin e avionëve dhe 300 hapësira për parkimin e makinave, raportoi CBS në San Francisco

Drejtuesit e aeroportit të San Jose janë në diskutim me firmën Signature rreth marrëveshjes së propozuar, që do të përfshijë dhënien me qera të tokës nga qyteti për 50 vjet. Ata synojnë të prezantojnë planin te këshilli i qytetit në pranverë.

Ky është një projekt i madh që do kërkojë përfshirjen e shumë njerëzve. Gjithësesi këto projekte bëhen pjesë e diskutimeve mbi arkitekturën interesante që ata ofrojnë.

A e keni parasysh objektin e Apple në formë anije kozmike, që pritet të përfundojë në 2016, do të ketë sallë massive auditori nëntokësore, një garazh për të parkuar rreth 5000 makina, një qëndër fitnesi, një qendër energjie jashtë rrjeti, dhe e rrethuar me pemë që do të mbulojnë sipërfaqen e ndërtesës. Pjesa sferike e strukturës do të ketë mure gjigande prej xhami që i lejon punonjësit e Apple të shohin nga të dyja anët e një parku, një peisazh që përmban rrugë vrapimi edhe këmbësore.

Facebook gjithashtu do të ndërtojë

Rrjeti social vitin e kaluar kontraktoi arkitektin me famë botërore Frank Gehry për të dizenjuar vendin e punës së porositur prej Facebook. Disa prej veprave më të njohura të Gehry-t janë: Muzeu Guggenheim në Bilboa, Spanjë dhe Walt Disney Concert Hall në Los Angeles. Kampusi do të strehojë 3,400 inxhinierë në një godinë të vetme me hapësirë pune dhe takimesh, një kopsht që zgjerohet rreth ndërtesës për të mbuluar gjithë kupolën e strukturës. Do të ndërtohet në një tokë që e ka në pronësi Facebook, e ndodhur në rrugën matanë kampusit aktual në Menlo Park, California.

Të dyja hapësirat lidhen që tani me një tunel. Në janar, këshilli i qytetit të Menlo Park i dha Facebook-ut lejen për të proçeduar me planin e ndërtimit. Në planin origjinal ndërtimi pritet të fillojë në fillim të 2013 dhe të përfundojë brenda dy vjetësh. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>