Menaxhim Projektesh

Google do të lejojë Microsoft-in të përdorë protokollin CalDAV

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Google do të lejojë Microsoft-in të përdorë protokollin CalDAV

CalDAV windows phoneGoogle lajmëroi për shumë projekte që do të mbylleshin muajin e ardhshëm, dhe CalDAV API është një nga këto.

Gjithsesi disa zhvillues do të hiqen nga “lista e zezë” e Google dhe do të vazhdojnë te përdorin protokollin e e-maileve CalDAV.

Lajmi i mirë për përdoruesit e Windows Phone është se Microsoft-i do të jetë një nga këta zhvilluesit që do të hiqen nga lista, kjo sipas asaj çfarë Google i tha ZDNet.com.

Google do të ndërpriste pajisjet e reja Windows Phone nëpërmjet Exchange Active Sync Protocol në fund të janarit 2013. Gjithsesi në minutën e fundit vendosi që ta shtyjë më 31 korrik në mënyrë që Microsoft-i të adaptonte Windows Phone për CalDAV dhe CardDAV.

Mbështetja EAS u ndërpre për përdoruesit e Windows 8 dhe RT më 31 janar siç ishte planifikuar, gjithsesi Microsoft-i ofroi disa zgjidhje për ata që donin të lidheshin me llogaritë e tyre Gmail. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>