Internet

Google do të dënoj “stër-reklamuesit”

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Google do të dënoj “stër-reklamuesit”

Uebfaqet që do të mbushin kreun e tyre me reklamat duke i detyruar vizitorët të shfletojnë më poshtë për përmbajtjen do të goditen në renditjen e tyre në Google. Nga kjo kompani deklarojnë që vizitorët janë të indinjuar nga ky lloj i sfondeve dhe kështu që do të filloj të dënoj ato faqe që vendosin më tepër se zakonisht reklama, duke i vendosur apo mos i shfaqur fare në rezultatet e kërkimit.

“Nëse klikoni në një faqe dhe pjesa e parë që ju shihni ose nuk është e dukshme për juve për shkak të mbulimit të përmbajtjeve me reklama ose ka një pjesa më e madhe fillestare e uebfaqes është e mbushur me reklama, kjo nuk i jep një kënaqësi vizitorit. Këto faqe nuk do të renditen më lartë,” arsyetonte këtë vendim në bllogun e tij, inxhinieri kryesor i kompanisë në SEO, Matt Cutts.

Megjithatë Google s’do të dënoj ato uebfaqe që shfaqin reklama në krye të faqeve të tyre, gjë që konsiderohet “shkallë normale” nga kompania por vetëm ato që me sasi të tepruara të reklamave të cilat i vështirësojnë vizitorit të gjej artikullin origjinal.

Algoritmi i ri është i përsosur për të ndikuar në faqet ku aty ka vetëm pak përmbajtje origjinale të dukshme dhe kur kjo përmbajtje është e mbuluar nga blloqe të mëdha të reklamave. Sipas Google, ky veprim do të ndikoj në më pak se 1% të kërkimeve.

 

Lajmet e fundit>