Internet

Google dhe Facebook më të vizituarat

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
Google dhe Facebook më të vizituarat

Sipas raportit të Nielsen, Google dhe Facebook ishin faqet më të vizituara në vitin 2011. Ndërkohë problemet financiare nuk e kanë penguar Yahoo-n të renditet si uebfaqja e tretë më e vizituar.

Studimi i Nielsen e vendos Google-n si uebfaqen më të vizituar me 153 milionë vizitor unik në muaj. Facebook ka më shumë se 137 milionë, derisa Yahoo ishte e treta me 130 milionë. Faqet e Microsoft (MSN, Windows Live, dhe Bing) janë renditur në pozitën e katër me mesataren prej 116 milionë vizita unike në muaj. Top 5-shin e përmbyll uebfaqja e Google, YouTube që gjatë vitit ka pasur më shumë se 106 milionë vizita unike në muaj.

Në renditjen e rrjeteve shoqërore, Facebook padiskutim u rendit i pari me 137 milionë vizita unike në muaj. Larg në pozitën e dytë ishte Blogger.com me 46 milionë vizita unike në muaj, derisa Twitter në pozitën e tretë kishte më shumë se 23 milionë vizita unike mujore. Dy pozitat e fundit në Top 5, ishin të rezervuara për WordPress me 20 milionë vizita dhe MySpace me gati 18 milionë vizita. Google+ edhe pse ishte lançuar vonë në korrik arriti të renditet e teta në kategorinë e rrjeteve shoqërore.

Lajmet e fundit>