Internet

Google dëshiron domenët .docs dhe .lol

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Google dëshiron domenët .docs dhe .lol

Google thotë se ka aplikuar për domenët e nivelit të lartë përfshirë .google dhe .youtube që janë pjesë e një programi për të rritur numrin e mbaresave të Uebit përtej atyre që përdoren zakonisht si .com dhe .org.

Google, që është poseduesi i makinës më të madhe të kërkimit, ka aplikuar edhe për mbaresa tjera si .docs dhe .lol nën programin e drejtuar nga Korporata e Internetit për Emrat dhe Numrat e Caktuar, që është një organizatë jofitimprurëse që menaxhon sistemin e adresave të Internetit.

Ndërmarrja është duke aplikuar për domene që përfaqësojnë markat e veta tregtare, lidhen me biznesin e vet thelbësor, ose që do të përmirësojnë përvojën e përdoruesit, tha shefi evangjelist i Google, Vint Cerf, gjatë ditës së enjte. Domeni .youtube do ta bënte më të lehtë identifikimin e kanaleve dhe stileve në Ueb faqen për video-shkëmbim YouTube të Google, tha Cerf.

Domeni .lol, që është imitimi i stenografit të porosisë tekstuale për “qesh me zë”, ka një potencial interesant dhe kreativ, tha ai. 

“Ne vetëm jemi duke filluar të hulumtojmë këtë burim potencial të inovacionit në Ueb,” deklaroi Cerf. “Duke hapur më tepër zgjedhje për emrat e domenëve në Internet, ne shpresojmë që njerëzit do të gjejnë opsione për më tepër llojshmëri – dhe ndoshta më të shkurtra – shtylla drejtuese në hapësirën kibernetike.”

Me deklaratën e vet, Google bëhet njëra nga ndërmarrjet e para të mëdha që publikisht deklaron interesimin në programin e domenëve të nivelit të lartë, që ishte kundërshtuar nga më shumë se 40 ndërmarrje, duke përfshirë General Electric dhe Coca-Cola, që thonë se ky program do të rritë shpenzimet e tyre, do t’i hutojë konsumatorët dhe të nxisë mashtrime në Internet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>