Aplikacione

Google Chrome shton opsionin e shumëpritur “Do not track”

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Google Chrome shton opsionin e shumëpritur “Do not track”

Nëse përdorni Google Chrome dhe nuk dëshironi që sjellja juaj online të gjurmohet nga mbikqyrësit, atëherë dita juaj me fat ka ardhur.

Chrome, aktualisht shfletuesi më popullor në botë, ka shtuar përditësimin e fundit, të shumëkërkuarin “Do Not Track”. Ai është në fakt një opsion shumë i përhapur (Twitter e shtoi në maj). Qëllimi i tij është të bllokojë cookie-t që u japin mundësi marketerëve të krijojnë një ide mbi jetën tuaj në internet.

Ato përdoren gjerësisht në mbledhjen e të dhënave mbi konsumatorët, mbi sjelljen e tyre online etj, edhe pse shumë reklamues , përfshi Google,ku i përdorin cookie-t për të targetuar reklamat e tyre në persona të caktuar.

Megjithatë, kompania shkruan në postimin në blog se aktivizimi i këtij opsioni varet nga firma e marketingut, pra nëse ajo do të jetë dakord t’i eliminojë këto cookie. “Efektiviteti i kësaj karakteristike varet nga uebfaqet dhe nga mënyra se si do të përgjigjen shërbimet”,- shkruan inxhinieri Ami Fischman.

Fischman shton se shfletuesi Chrome i përditësuar do të konsumojë 25% më pak bateri, të paktën kur shihen video online në Windows. Ai përdor tashmë një çip grafik për të përpunuar videot, në vend të CPU-së. Përditësimi do të aplikohet automatikisht për pjesën më të madhe të përdoruesve Chrome. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>