Aplikacione

Google Chrome përgatitet për Windows 8 Metro

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
Google Chrome përgatitet për Windows 8 Metro

Lansimi i Chrome në modelin për Metro do të përfshijë ndërlidhjen me funksionimin bazik të Windows 8.

Shfletuesi Google Chrome, pritet të sfidojë sistemin e fundit operativ të Microsoft, Windows 8 Metro. Google ka filluar të punojë në shfletues për desktop të stilit Metro, një version i Chrome që do të funksionoj edhe në ambientet Metro dhe desktop të Windows 8 në x86. Ndërmarrja nuk dha ndonjë hollësi rreth lansimit të Chrome, por vetëm u’a bëri me dije përdoruesve që ta provojnë lëshimin e ri të Chrome, duke e bërë atë si shfletues kryesor.

Ndërmarrja tregoi që Chrome nuk do të funksionoj në WinRT (Windows 8 në procesorët ARM), pasiqë Microsoft nuk lejon shfletues tjerë përveç Internet Explorer (IE) në këtë platformë. Inxhinieri softuerik në Google, Carlos Pizano, në një postim në blog deklaroi se “lansimi fillestar i Chrome në modelin Metro do të përfshijë ndërlidhjen me funksionimin bazik të sistemit Windows 8, pamjen e bukur dhe të kapshme.”

“Gjatë muajve të ardhshëm, ne do të sheshojmë UI-në në Metro dhe përmirësojmë përkrahjen për prekje, kështuqë ju lutemi ndjehuni të lirë që të paraqitni defektet e mundshme. Ne jemi të përkushtuar që të sjellim shpejtësi, thjeshtësi dhe siguri të Chrome në Windows 8 dhe mirëpresim bashkëpunimin tuaj për këtë gjë,” përfundoi Pizano. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>