Siguri

Google çdo ditë gjen rreth 10,000 faqe të reja me maluerë

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
Google çdo ditë gjen rreth 10,000 faqe të reja me maluerë

Blogu për siguri i Google gjatë ditës së martë zbuloi hollësi të reja në atë se si gjiganti i kërkimit është duke i mbajtur përdoruesit e Internetit të sigurt nga sulmet keqdashëse.

Ndërmarrja Google mbron 600 milionë përdorues përgjatë mburojës së ndërtuar në brendësi të shfletuesve Chrome, Firefox dhe Safari dhe i paralajmëron përdoruesit për Ueb faqet e rrezikshme.

Çdo ditë ndërmarrja gjen rreth 9,500 Ueb faqe të reja që kanë qenë të thyera ose të dizajnuara posaqërisht për sulmet keqdashëse. Për rreth 12 deri në 14 milionë terme kërkimi në Google dhe për 300,000 shkarkime përdoruesit marrin paralajmërime në baza ditore.

“Duke i mbrojtur përdoruesit e Internetit, uebmasterët, ISP-të dhe Google gjatë viteve, ne kemi ndërtuar një kuptueshmëri të ndërlikuar dhe të ndërtuar në një formë të qëndrueshme të maluerëve të bazuar në Ueb,” deklaroi Google. “Këto nuk janë probleme tërësisht të zgjidhshme sepse kërcënimet vazhdojnë të evoluojnë, por bashkë me to evoluon edhe teknologjia jonë.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>