Business & Management

Google blen startup-in e komunikimit wireless Alpental Technologies

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Google blen startup-in e komunikimit wireless Alpental Technologies

google-rankings-792x446Google i ka shtuar listës së saj të blerjeve në rritje një tjetër kompani. Gjiganti i kërkimit ka konfirmuar se së fundmi ka blerë startup-in e komunikimit wireless Alpental Technologies pak javë më parë, megjithëse zëdhënësi që konfirmoi blerjen refuzoi të komentonte saktësisht se pse kompania e ka bërë këtë lëvizje. Gjithsesi mund të përshkruajmë produktin e Alpental si një teknologji me konsum të ulët të energjisë dhe që ofron një teknologji aksesimi në internet mewWireless me shpejtësi gigabitëshe.

Është e paqartë sesa ka paguar Google për Alpental, por startup-i ka arritur të grumbullojë një fond prej 850,000 dollarësh për zhvillimin e produktit të saj nga vetë ata. Alpental ka punuar në ofrimin e një shërbimi të shpejtësive të larta wireless me kosto të ulët. Teknologjia përdor bandat 60 Ghz, sipas një komunikimi mes inxhinierëve të Alpental dhe FCC vitin e kaluar, të cilat historikisht janë përdorur për rrjetet e kapaciteteve të larta dhe përhapjen e shërbimit të internetit përmes valëve.

Interesant është fakti se FCC tha vitin që kaloi se kjo bandë mund të ofrojë lidhje wireless në distance deri në një milje kur mund të ofrohen shpejtësi deri në 7 Gbps. Meqë Google ka në plan të zgjerojë më tej rrjetin e saj super të shpejtë me fibra optike përmes SHBA-ve, kjo teknologji wireless mund të rezultojë mjaft e rëndësishme sidomos kur të ndërtohen rrjete super të shpejta në një kohë shumë të shkurtër.

Alpental gjithashtu ka raportuar se është duke zhvilluar teknologjinë që ka lidhje me rrjetet 5G, megjithëse detaje të sakta vështirë të gjenden rreth këtij projekti. Google mundet të jetë e interesuar në teknologji të tilla nëse kemi parasysh se ata po mendojnë të bëhen edhe një kompani e ofrimit të shërbimeve mobile. Këto teknologji gjithashtu mundet të implementohen në planet e Google me Projektin Loon, ose edhe programin e saj të ofrimit të Internetit Satelitor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>