Investim

Google blen patentat e IBM

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Google blen patentat e IBM

Në mënyrë për të siguruar një pozicion më të mirë kundrejt akuzave për keqpërdorim patentash, Google ka blerë më shumë se 1,000 patente nga kompania IBM.

Blerja është raportuar nga bllogu SEO by the Sea, dhe është realizuar me 12 dhe 13 korrik. Sipas këtij bllogu, marrëveshja përfshin 1,030 patenta nga IBM. Këto patente do të mbulojnë fushat “nga fabrikimi i arkitekturave për çipat mikroprocesues dhe memorik, deri tek fushat si arkitekturat kompjuterike përfshirë edhe ato të serverëve dhe router-ëve. Një numër i patentave gjithashtu mbulojnë edhe databaza lidhëse, programime të orientuar në objekte, dhe një bosht të gjerë të proceseve biznesore.”
Më herët gjatë këtij viti Google provoi të blinte më shumë se 6,000 patente nga kompania Nortel, transaksion që dështoi në fund. Konsorciumi i kompanive teknologjike Apple, EMC, Ericsson, Microsoft, RIM, dhe Sony bleu këto patente për 4.5 miliardë dollarë, kundrejt çmimit prej 900 milionë dollarëve të Google.
Me këto patente ngjashëm sikur me ato të Nortel, Google provon të avancojë inovacionet teknologjike, veçanërisht në platformën mobile Android, sistemin operativ dhe shfletuesin Chrome.

 

 

Lajmet e fundit>