Investim

Google blen kompaninë PushLife

Apr 11 2011
0 Shpërndarje
Google blen kompaninë PushLife

altGoogle ka blerë kompaninë kanadeze PushLife. PushLife është një kompani që zhvillon aplikacione për telefona mobil.
Blerja e PushLife do t’i jap Google teknologji dhe know-how për sinkronzimin e përmbajtjeve, dhe një kompani që tashmë është e familjarizuar me sistemin operativ të telefonave të mençur Android Në bazë të profilit të kompanisë në uebfaqen e tyre, softueri i PushLife në mënyrë automatike sinkronizon të dhënat në telefona me ato të ruajtura në kompjuter në iTunes apo Windows Media Player.

PushLife kishte lëshuar versionet e softuerit të tyre për telefonat BlackBerry dhe Android në janar, ndërsa platforma është funksionale edhe për telefonat që kanë sistem operativ Symbian të Nokias.
Kompanitë nuk kanë publikuar shifra financiare rreth marrëveshjes, por vlerësohet që shuma e harxhuar nga Google ka arritur deri në 25 milionë dollarë. PushLife, e themeluar më 2008, deklaroi që stafi i kompanisë do t’i bashkohet stafit të inxhinierëve të Google në Kanada. Gjithashtu do të ndërpresin shërbimet e tyre të deritanishme.
Se si do të përfitojë Google nga kjo marrëveshje akoma nuk dihet. Sidoqoftë qarkullojnë disa zëra që shumë shpejt gjiganti i kërkimit, Google, mund të ketë mjaft përmbajtje për të sinkronizuar pasi planifikon të lansojë sistemin e tyre për shitje të muzikës.

Lajmet e fundit>