Business & Management

Google blen kompaninë e analizimit të sjelljeve njerëzore “Behavio”

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Google blen kompaninë e analizimit të sjelljeve njerëzore “Behavio”

google behavioGoogle ka vendosur të blejë kompaninë Behavio me qëllim sigurimin e një aksesi dhe përdorimi më të mirë të informacionit të marrë nga smartfonët që përdorin sistemin operativ për pajisjet mobile të Google.

Behavio është një kompani fillestare e themeluar nga Knight Foundation, e fokusuar në zhvillimin e aplikacioneve që mund të identifikojnë trendet e sjelljeve dhe ato sociale.

Behavio filloi të njihej akoma më mirë pasi fitoi një çmim në Konferencën e SXSW 2012.

Behavio-s mund ti refrohemi ndryshe si një platformë me kod të hapur (open-source) që shndërron telefonat në sensorë “të mençur” për sjelljet në botën reale.

Kjo kompani ndihmon programuesit të ndërtojnë aplikacione me sensorë dhe me disa mjete të krijuara për gazetarët në mënyrë që të zbulojnë trendet e zhvillimit të të dhënave të komunitetit.

Edhe pas integrimit në Google, Behavio do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e platformës “Funf” që konsiston në grumbullimin e sasive të mëdha të të dhënave për njerëzit dhe vendndodhjen e tyre nëpërmjet telefonave.

Më pas këto të dhëna kombinohen me të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me ambientin e tyre rrethues dhe të gjitha këto përdoren për të parashikuar sjelljet e ardhshme. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>