Investim

Google blen edhe më shumë patentë

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Google blen edhe më shumë patentë

Google vazhdon të blej patenta të IBM. Së fundmi ata kanë blerë më shumë se 200 patentë duke i shtuar këtë shifër numrit prej 2000 patentave që kishte blerë më herët nga IBM.

Transaksioni është raportuar nga bllogu SEO by the Sea, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Google.

Transferimi  i fundit është realizuar me 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka përfshirë 222 patenta që mbulojnë fusha të ndryshme të teknologjisë nga menaxhimi i postës elektronike, magazinimin e serverit, rikthimin dhe operimin e të dhënave, e-commerce, marketing, shfaqje të uefaqeve mobile, mesazhet instante, online kalendarët dhe operimin e bazës së të dhënave.

Më parë Google kishte blerë 1000 patente të IBM në korrik të vitit të kaluar, duke shtuar edhe 1000 tjera në shtator të 2011.

Ekspertët e ndryshëm vlerësojnë se blerja e patentave nga ana e Google do ti shërbej kompanisë të mbrohet në procese gjyqësore për shkelje të patentave si dhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Një hap të madh në këtë drejtim Google ka bërë duke blerë Motorola Mobility që përfshinë më shumë se 24 mijë patentë. Transaksioni në vlerë prej 12.5 miliardë dollarë pritet të përfundoj brenda këtij viti pasi të marrë dritën jeshile nga autoritetet e caktuara.

Lajmet e fundit>