Aplikacione

Google blen aplikacionin Sparrow

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Google blen aplikacionin Sparrow

Google pagoi 25 milionë dollarë për të blerë Sparrow dhe stafi aktual i kësaj të fundit është vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Gmail. Sparrow ka ndjekës të shumtë dhe njihet si një aplikacion i dizajnuar më mirë për Mac dhe iOS.

Përkrahja për Gmail në iOS është kritikuar në të kaluarën, kështuqë pritet një rishikim që do të ndërtohet në një përvojë të gjerë të Sparrow – ose mbase më saktë, një kërkim me shumicë i veçorive të Sparrowit. Për shembull, Sparrow ndërlidh rrjetin Facebook në Inboxin e vet, duke paraqitur fotografinë e profilit të atij që jua dërgon letrën afër porosisë së dërguar. Nuk do të ishte befasi nëse Google do ta bënte të njëjtën gjë por me fotografitë nga Google Plus.

Dashamirësit e Sparrow nuk kanë nevojë që të brengosen – ky aplikacion do të jetë në dispozicion në formën e tanishme, megjithëse nuk do të marrë azhurnime.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë të mundshme produktet tona ekzistuese dhe do të ofrojmë përkrahje dhe azhurnime të rëndësishme për përdoruesit tanë,” tha Leca në postimin në blog. “Sidoqoftë, pasiqë ne jemi të zënë me projekte të reja në Google, ne nuk planifikojmë të lëshojmë veçori të reja për aplikacionet Sparrow.”

Leca tha gjithashtu në një porosi: “Tani ne po i bashkohemi skuadrës së Gmail për të arritur një vizion më të madh – një të cilin ne mendojmë se mund ta arrijmë më mirë me Google.”

Ka kuptim për ndërmarrjen kjo blerje, por një anë e dobët për këtë është që nuk do të ketë aplikacion Sparrow për iPadin. Google do të mund të rifreskonte aplikacionin e vet të tanishëm për Gmail për të inkorporuar funksionalitetin e Sparrow. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>