Investim

Google blen Admeld

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Google blen Admeld

altMe qëllim që të rrit dominimin e saj në fushën e reklamave vizuale, Google vazhdon të blej kompani më të vogla, dhe e fundit që do të jetë pjesë e Google në të ardhmen është kompania Admeld.

Kjo kompani u mundëson publikuesve të reklamave të lidhen nga një vend në shumë rrjete reklamuese të ndryshme, platformave kërkuese, dhe agjencioneve tregtare. Blerësit e reklamave nga këto burime garojnë për vende reklamuese me anë të ankandeve që organizohen në Admeld.

Google deklaroi që me anë të kësaj blerjeje synon që të thjeshtësojnë procesin e menaxhimit të reklamave për publikuesit që për momentin është mjaft i komplikuar.

“Shpesh dëgjojmë nga publikuesit e mëdhenj që menaxhimi i reklamave akoma është i komplikuar dhe joefikas” – deklaroi Neal Mohan, nënpresidenti i reklamimeve vizuale në Google.

Gjithashtu shpresojnë të përmirësojnë efektivitetin dhe fleksibilitetin të veglave menaxhuese të reklamave.

 “Edhe pse nuk kemi akoma plane për integrim, ne imagjinojmë që oferta jonë e kombinuar mund të ndihmojë publikuesit të jenë më të informuar, efikas dhe të marrin vendime më përfituese,” deklaroi Michael Barrett, CEO i Admeld.

Çmimi i transaksionit nuk është publikuar, por kompanitë deklaruan që Admeld akoma do të vazhdoj të përkrahë rrjete tjera reklamuese. Marrëveshja akoma pritet të miratohet nga rregullatori përkatës.

Më herët gjatë javës së kaluar Techcrunch raportoi që marrëveshja ishte arritur për 400 milionë dollarë.

Pak javë më parë IDC njoftoi që në çerekun e parë të këtij viti, Google mbizotëronte 14.7% të tregut të reklamave vizuale, për herë të parë vendosej para Yahoo-s që kishte vetëm 13.6% të tregut.

Lajmet e fundit>