Business & Management

Google bie poshtë vlerësimeve mbi fitimet e tremujorit të dytë

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Google bie poshtë vlerësimeve mbi fitimet e tremujorit të dytë

GoogleGoogle raportoi rritje të larta të të ardhurave gjatë tremujorit të dytë, që u mbyll në fund të qershorit, por vlerësimi i Wall Street i uli ndjeshëm fitimet ndaj aksioneve me 5 %.

Gjiganti i kërkimit raportoi fitime për aksion 9.54 $ në të ardhura prej 14.11 miliardë $ vetëm për tremujorin, një rritje e të ardhurave prej 19% e të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Gjithsesi Wall Street priste që Google të raportonte fitime për aksion prej 10.4 $ dhe të ardhura 14.4 miliardë $. Google gjithashtu raportoi një rënie prej 6 % të çmimit mesatar të kostove për klikim të reklamave që shërbente, kjo për shkak të rritjes së numri të reklamave mobile që vijnë me kosto më të ulët. Stoku i Google ra në 800 $ për shkak të raportit zhgënjyes.

Stoku gjithashtu pati një rënie në fillim të majit, por pritej me optimizëm një rritje e fitimeve për shkak të suksesit që kompania kishte tek pajisjet mobile dhe gjithashtu tek aftësia e saj për të sjellë produkte të tipit Fiber apo Google Glass në treg. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>