Aplikacione

Google Assistant do të kaloj Siri-n

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
Google Assistant do të kaloj Siri-n

Google është duke punuar në teknologjinë me inteligjencë artificiale që do të kaloj aftësitë e asistentit të zëshëm të Apple, Siri. Google planifikon të lançoj këtë produkt në çerekun e fundit të këtij viti sipas raporteve të TechCrunch.

Ky produkt do të jetë i personalizuar dhe do të përdor të dhënat e mbledhura nga Google se si njerëzit sjellën në internet dhe do të ketë “më pak informata nga rezultatet e kërkimit dhe më shumë nga jeta reale e njerëzve.”

Përdoruesit e Android e dinë që Google ka pasur sistemin e komandave të zëshme tash e një kohë, por akoma Google nuk ka arritur të bëj një punë të mirë në Voice Commands pasi shumë përdorues të Android nuk i kanë përdorur ato.

Voice Commands kanë ofruar shërbime si “Thirr (emrin biznesor) në (qytetin, shtetin),” në kolonën e kërkimit të Google, dhe celulari juaj ka bërë thirrjen e kërkuar nga ju. Pra, ka qenë diçka e ngjashme me komandën për navigim.

Edhe pse me këto komanda të thjeshta, Voice Commands të Android, nuk kanë arritur të joshin përdoruesit, e janë akoma shumë larg aftësive të shërbimit të Apple, Siri.

Me ndryshimin e politikave të privatësisë të cilat mendohet se do të ndihmojnë këtë teknologji të funksionoj me të gjitha shërbimet e Google si Gmail, Docs, YouTube, Google Maps, komandat e zëshme do të përfshinin një gamë shumë më të gjerë të produkteve ku mund të përdoreshin në krahasim me Siri-n e Apple.

Lajmet e fundit>