Siguri

Google arnon disa vrima serioze në Chrome

Jan 25 2012
0 Shpërndarje
Google arnon disa vrima serioze në Chrome

Të hënën Google arnoi katër vrima në Chrome dhe njoftoi që kishte arnuar pesë të tilla para dy javëve.

Rifreskimi i Chrome 16 ishte përditësimi i dytë brenda këtij muaji që ka të bëjë me sigurinë e shfletuesit. Njëri nga pesë arnimet kishte mbetur nga freskimi i 9 janarit kur ishte parashikuar të realizohej, por ishte lënë anash gabimisht. Pikërisht kjo vrimë vlerësohej si më “kritikja” nga përditësimet e të hënës.

Sipas Chromium që vëzhgon vrimat në kodet që përdoren në Chrome, vrima kritike në shfletues kishte shkaktuar mospërgjigjen e shfletuesit kur përdoruesit kishin parë faqen me mesazhin anti-malinj të Chrome dhe kishin rifreskuar.

Kjo vrimë ishte raportuar nga një përdorues në mesin e dhjetorit të vitit 2011 i cili ishte shpërblyer me 3133$. Këto shpërblime të raportuesve të vrimave në shfletues i kanë ndihmuar kompanisë Google të bëj më të sigurte shfletuesin e tyre. Për më pak se një muaj gjatë këtij viti, Google ka shpërblyer raportuesit me më shumë se 8 mijë dollarë, derisa gjatë vitit 2011 kompania kishte ofruar më shumë se 180 mijë dollarë shpërblime për raportuesit e vrimave në Chrome.

Muajin e kaluar, Chrome kishte rreth 19.1% të tregut të shfletuesve, shifër rekorde e shfletuesit që pritet të prek edhe shifrën prej 20% gjatë muajit të ardhshëm, në mos këtë muaj.

Lajmet e fundit>