Siguri

Google arnon Chrome dy herë brenda 8 ditëve

Apr 9 2012
0 Shpërndarje
Google arnon Chrome dy herë brenda 8 ditëve

Google ka arnuar shfletuesin e saj, Chrome në fund të javës së kaluar, që është hera e dytë brenda 8 ditëve të fundit. Janë 12 vrima gjithsej që janë arnuar nga Google.

Shumica e tyre, tetë sosh, ishin identifikuar si vrima “use-after-free”, një lloj i zakonshëm i vrimave të kujtesës që hulumtuesit i kanë gjetur në sasi të mëdha brenda Chrome duke përdorur vet veglën e Google, AddressSanitizer.

Shtatë nga 12 arnime ishin cilësuar të rrezikshmërisë së lartë, niveli i dytë më serioz në sistemin e renditjes të Google. Katër ishin vlerësuar si mesatare dhe një ishte ee rrezikshmërisë së ultë.

Google pagoi 6 mijë dollarë shpërblim për tre hulumtuesit të cilët raportuan për shtatë vrima. Vrimat e tjera ishin zbuluar nga vet skuadra e sigurisë së Google. Google ka paguar 216 mijë dollarë shpërblime këtë vit.

Përditësimi në Chrome 18 përfshinte edhe versionin e ri të Adobe Flash Player i cili kishte dy vrima të arnuara që kishin të bënin me memorien e ndërfaqes së Chrome. Në njoftimin zyrtar në lidhje me këtë përditësim nga Google njoftonin që kanë rregulluar edhe disa probleme që nuk ishin të lidhura me sigurinë e shfletuesit.

Lajmet e fundit>