Aplikacione

Google arnon 14 vrima, paguan 47mijë dollarë

Mar 7 2012
0 Shpërndarje
Google arnon 14 vrima, paguan 47mijë dollarë

Google ka arnuar 14 vrima në shfletuesin e tyre, Chrome dhe ka paguar 47.500 dollarë si shpërblim për hulumtuesit, përfshirë edhe 30 mijë si kontribut për “mirëmbajtjen” e shfletuesit me raportimin e vrimave nga përdoruesit.

Arnimi i dielës ishte i dyti për versionin Chrome 17 që nga lançimi me datë 8 shkurt. Të gjitha 14 arnimet ishin cilësuar si “të larta”, që është niveli i dytë më i lartë i rrezikshmërisë sipas renditjes të Google.

Dhjetë nga këto arnime kishin të bënin me vrimat në menaxhimin e memories, një lloj i zakonshëm i vrimave që raportohen nga hulumtuesit.

Të 14 vrimat ishin raportuar nga hulumtues të jashtëm të cilën përfituan nga 17,500$ si shpërblim. Gjithashtu tre nga ta u shpërblyen edhe me 10 mijë dollarë bonuse.

Në mesin e përditësimeve në Chrome 17, një përditësim ishte i dedikuar për Adobe Flash Player.

Përdoruesit mund të shkarkojnë Chrome 17 për Windows, Mac OS X, dhe Linux nga uebfaqja e Google, derisa përdoruesit e këtij shfletuesi nuk do të hetojnë përditësimin për shkak të shërbimit të heshtur të përditësimit që përdor kjo kompani.

Javën e kaluar Google hoqi dorë nga sponzorizimi i garës vjetore të hakerizmit, Pwn2Own nga CanSecWest, dhe tani do të ofroj deri në 1 milionë dollarë shpërblime për hulumtuesit të cilët demonstrojnë vrimat e panjohura në Chrome.

Shpërblimet do të lëvizin nga 20 mijë deri në 60 mijë dollarë.

 

Lajmet e fundit>