Uncategorized

Google Apps vs Microsoft Office: Cila është më e mirë për bizneset

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Google Apps vs Microsoft Office: Cila është më e mirë për bizneset

Office 365 Në reklamat e viteve të fundit nga Microsoft-i, janë vënë në dukje dobësitë e aplikacioneve të Google, duke vënë theksin në reklamat që janë të pranishme në to apo metoda cloud që ka përdorur Google.

Sipas Microsoft-it, këto janë disavantazhe që ulin produktivitetin, krahasuar me ato çfarë ofron suita e famshme Microsoft Office. Por, fakti që Microsoft-i po realizon gjithë këto reklama nxjerr në pah fillimisht nervozitetin e kompanisë ndaj rivalëve të saj. Dhe sipas një raportimi nga The New York Times, duket se Google po i afrohet territorit të Microsoft-it në këtë aspekt.

Ndërkohë që Google Apps kanë qenë zgjidhja më tepër për bizneset e vogla, ky fakt po ndryshon kohët e fundit. Aplikacionet po përhapen në ndërmarrjet me emër në SHBA si p.sh Departamenti i Brendshëm dhe Hoffmann-La Roche, kompani farmaceutike zvicerane. Gjithashtu, nga kontratat që janë lidhur nga pjesë të ndryshme të qeverisjes federale në SHBA, 23 i ka “fituar” Google dhe 10 Microsoft.

Arsyeja kryesore është çmimi. Google kërkon vetëm 50 $ në vit për çdo person që përdor Google Apps, ndërkohë që alternativa e Microsoft-it që është Office 365, fillon nga një çmim prej 72 $. Për regjistrimin në Word, Excel, PowerPoint dhe programet e tjera kostoja shkon 150 $ në vit për çdo punonjës.

microsoft_office_google_appsÇmimi i Google Apps nuk ka ndryshuar prej vitesh edhe pse Google nuk vazhdon të ofrojë më versionin e limituar pa pagesë. Edhe pse Microsoft-i ka shërbime të fokusuara për biznesin si Lync, Sharepoint dhe tashmë edhe Yammer, Google nga ana tjetër ka themeluar një model të besueshëm duke ofruar pa pagesë shërbimet më të mira për konsumatorët. Një shembull i mirë për këtë është Google Hangouts.

Videochat-et me shumë persona që lidhen përmes Google+, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e atyre të mbajnë konferenca apo panele bisedash. Për momentin Google Hangouts është pa pagesë. Një faktor tjetër është se regjistrimi në Microsoft Office nuk përfshin një web-based e-mail.

Edhe pse kompania ofron hapësirë e-maili me shërbimin Outlook.com, kjo nuk lidhet drejtpërsëdrejti me aplikacionin Outlook në Microsoft Office, duke qenë se këto të dyja janë dy softuerë totalisht të ndryshëm nga njëri-tjetri. Së fundmi, zgjidhja mes Google Apps dhe Microsoft Office mbetet në dorën e vetë biznesit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>