Internet

Google Analytics shton raportin e sugjerimeve për përmirësimin e shpejtësisë së uebfaqeve

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Google Analytics shton raportin e sugjerimeve për përmirësimin e shpejtësisë së uebfaqeve

Google-logoNjë prej karakteristikave kryesore që Google vlerëson tek uebfaqet është shpejtësia. Për këtë arsye, prej kohësh ka ofruar mjetin PageSpeed Insights që identifikon mangësitë e dizajnit ose ndërtimit të faqes përsa i përket shpejtësisë.

Megjithatë ky mjet ka qenë disi i fshehur në faqen e zhvilluesve të Google, prandaj kompania vendosi ta nxjerrë më në pah duke e integruar atë në Google Analytics. Kjo do të thotë se përdoruesit e Analytics do të mund të sigurojnë edhe raporte me sugjerime mbi shpejtësinë.

Google Analytics ofronte informacione mbi ngarkimin e faqeve të ndryshme në një uebfaqe, por kombinimi i PageSpeed Insights me Analytics shton një dimension të ri ndaj raporteve të mëparshme. Tashmë përdoruesit nuk do të informohen vetëm për shkallën e mundshme të përmirësimit të shpejtësisë së faqes(PageSpeed score), por edhe mbi mënyrat konkrete të përmirësimit të saj. Këto sugjerime përbëjnë pjesën më të rëndësishme të projektit. Për pjesën më të madhe të uebfaqeve Google rekomandon përdorimin optimal të “browser cache”, optimizimin ose kompresimin e imazheve dhe eleminimin e skripteve bllokuese në JavaScript.

Megjithatë integrimi nuk është aq i thellë sa të mundësojë shfaqjen e raportit të PageSpeed direkt në Analytics. Google Analytics vërtet mund të shfaqë shkallën e përmirësimit të shpejtësisë së faqes (PageSpeed score) si dhe rekomandimet për përmirësimin, por për të siguruar rezultatet e plota është e nevojshme që raporti të hapet në faqen origjinale të PageSpeed Insights. (CIO Albanian)

page_speed_report_analytics

Lajmet e fundit>