Internet

Google Analitycs tregon vlerën e “Pëlqimeve” në Facebook

Mar 22 2012
0 Shpërndarje
Google Analitycs tregon vlerën e “Pëlqimeve” në Facebook

Jeni pyetur ndonjëherë se “Çfarë është ROI (Kthimi në investim) për rrjetet shoqërore?” ose më thjesht “Sa është vlera e një ‘Pëlqimi’ dhe një ‘Ricicërime’? Google Analytics po provon të përgjigjet në këtë pyetje.

Duke vërejtur rëndësinë në rritje të vazhdueshme të marketingut të social mediave dhe trafikut të rrjeteve shoqërore, ndoshta është e pashmangshme që skuadra e Google Analytics do të shtoj raporte të lidhura me rrjetet shoqërore. Sidoqoftë nga Google deklarojnë që raportet e reja do të kenë një qasje të ndryshme nga produktet e zakonshme analitike për rrjetet shoqërore të cilat janë të përqendruara në “dëgjimin” që përfshinë përmendjet, ricicërimat, analizimin e ndjeshmërisë, dhe të tilla.

Kompanitë duke përdorur raportet shoqërore mund ti tregojnë Google synimin e tyre, nëse është realizimi i një shitjeje, regjistrimi i përdoruesve, ose vetëm të kenë dikë të klikoj në faqen e tyre informative. Pastaj Google do të ju tregoj juve jo vetëm sa vizita po vijnë nga rrjetet shoqërore, përfshirë secilin rrjet veç e veç, por edhe sa prej atyre vizitave po shndërrohen në synimin tuaj. Sipas Google këto raporte do të ekzaminojnë edhe ndikimin e rrjeteve shoqërore në numrin e shitjeve dhe synimeve tjera të kompanisë. Pra nëse dikush viziton faqen tuaj duke ndjekur një lidhje nga Twitter, dhe pastaj rikthehet pas një javë të blej diçka, kjo do të regjistrohet në Google.

Google mund të vendos vlera monetare edhe në “interaksionin e fundit” dhe shndërrimet e “asistuara”. Kjo mund ti ndihmoj kompanitë të vendosin se sa para po vijnë nga Facebook e sa nga Twitter, që do të mund të lehtësonte edhe vendimet për reklamim në këto rrjete shoqërore.

Google do të përfshijë analizat nga rrjetet e mëdha shoqërore si Facebook, Twitter, Digg, Delicious, dhe Google+. Ky shërbim pritet të jetë në dispozicion për përdoruesit gjatë javëve të ardhshme.

Lajmet e fundit>