Siguri

Googl kërcënohet me padi nga avokati i Hollivudit për fotot nudo të vipave

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Googl kërcënohet me padi nga avokati i Hollivudit për fotot nudo të vipave

stars2Avokati i njohur i Hollivudit, Marty Singer, së fundi ka kërcënuar gjigantin e kërkimit, Google, me një padi prej 100 milionë dollarë. Singer duket se përfaqëson dhjetëra të famshëm, të cilëve u janë zbuluar fotografit nudo, përfshirë Jennifer Lawrence, Rihanna, Arianna Grande, e shumë të tjerë.

Fotografitë nudo të të famshmëve janë publikuar si pasojë e mungesës së sigurisë në iCloud të Apple. Besohet se duke përdorur një virus të vjetër, është arritur të hyhet në llogaritë personale të vipave .

Në një letër drejtuar Google-it, Singer shkruan se kjo kompani jo vetëm që ka dështuar në largimin e këtyre fotografive, por edhe ka lehtësuar gjetjen e tyre në internet.

Avokati pretendon se me këto sjellje, Google ka fituar miliona dollarë nga fotografitë në fjalë. Singer thotë se duke marrë parasysh kërkesat e kërkuesve gjatë këtyre 4 javëve, Google ka bërë fitime të mëdha nga videot dhe imazhet e showbizit. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>