Karriere

GoDaddy shitet për 2.25 miliardë dollarë

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
GoDaddy shitet për 2.25 miliardë dollarë

altGoDaddy, regjistrues më i madh i domeneve në botë i është shitur tri firmave në një transaksion që kap vlerën 2.25 miliardë dollarë.KKR & Co., Silver Lake Partners dhe Technology Crossover Ventures janë tre pronarët e ri të GoDaddy të cilët kanë marrë përsipër dhe borxhet e kompanisë të cilat sipas vlerësimit të Wall Street Journal arrijnë deri në gjysmën e vlerës së transaksionit.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë Bob Parsons parasheh rritje të vazhdueshme të GoDaddy edhe nën lidershipin e ri. Ai do të vazhdoj të mbetet aksionari individual më i madh në kompani, por s’do të ketë shumicë të aksioneve në krahasim me tre pronarët e rinj.

GoDaddy ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit. Shitjet e kompanisë në vitin 2010 janë rritur për 25% në krahasim me vitin e kaluar,në 947 milionë dollarë, ndërsa sipas këtij trendi, kompania pritet të ketë shitje deri në 1.1 miliardë dollarë në vitin 2011.

Lajmet e fundit>