Internet

Gmail përshtat ndërfaqen me Google+

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
Gmail përshtat ndërfaqen me Google+

altGoogle po shfaq ndërfaqen e re të ridizajnuar të Gmail, që është e ngjashme me ndërfaqen lart të vlerësuar të Google+. Ndërfaqja e re është pjesë e tentimeve të Google për të unifikuar përvojën e përdoruesve që përdorin shërbimet e tyre.

Ndërfaqja e re ka filluar tu shpërndahet përdoruesve. Për të patur qasje në ndërfaqen e re, ju duhet të qaseni ne temat e reja të Gmail, të cilat mund ti gjeni në Themes në Gmail Account Settings, dhe aty do të shihni temat “Preview” dhe “Preview (Dense)”. Nga Google deklarojnë që ndërfaqja e re së shpejti do të filloj të zgjerohet në mënyrë dinamike që të përshtatet me madhësi të ndryshme ekranesh dhe sipas preferencave të përdoruesve.

Temat e reja të Gmail janë të freskëta dhe kanë një pamje dhe ndjenjë të Google+. Disa veti të Labs mund të duket të çuditshme në temat e reja, pasi jo të gjitha ato janë përshtatur dhe dizajnuar që të operojnë në këto tema.

Por, jo vetëm Gmail ka patur freskime nga Google këto ditë. Kompania ka freskuar edhe shërbimet Google Calendar, Google Maps, dhe faqen fillestare klasike të cilat kanë pësuar ndryshime të ngjashme si Gmail, duke u afruar më shumë Google+.

Lajmet e fundit>