IT Organizate

Glassdoor: Google ofron pagat më të mira për inxhinierët e softuerit

Oct 19 2012
0 Shpërndarje
Glassdoor: Google ofron pagat më të mira për inxhinierët e softuerit

Google është njohur si “vend” i ëmbël financiarisht këtë vit nga uebfaqja Glassdoor. Bazuar në raportet e pagave të 12 muajve të fundit nga inxhinierët e softuerit në 15 kompani të ndryshme teknologjike, Google ka pagën mesatare më të lartë, nga gjitha kompanitë e tjera gjatë vitit 2012.

Top pesë kompanitë janë të radhitura si më poshtë:

· Google: 128,336 $

· Facebook: 123,626 $

· Apple: 114,413 $

· eBay: 108,809 $

· Zynga: 105,568 $

Bazuar në më shumë se 5,000 raporte të pagave, Glassdoor citoi se në vitin 2012 paga mesatare për një inxhinier softueri është rreth 92,648 $në vit, dhe është rritur rreth 2.5 % në krahasim me vitin 2011.

Glassdoor shtoi që inxhinierët e softuerit në 13 nga 15 kompanitë gjithsej në raport kanë paga më të larta se mesatarja në shtet. Intel dhe IBM kanë paga më të vogla që variojnë nga 92,194 $ në Intel dhe 89,390 $ në IBM.

Punonjësit kanë treguar të dhënat për pagat në mënyrë anonime. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>