Internet

Gjysmë miliardi kinez në internet

Jan 17 2012
0 Shpërndarje
Gjysmë miliardi kinez në internet

28 milionë kinez kanë filluar të përdorin internetin në gjysmën e dytë të vitit të kaluar duke çuar numrin e përgjithshëm të përdoruesve të internetit në mbi gjysmë miliardi. 

Në fund të muajit dhjetor Kina kishte 513 milionë përdorues interneti, në bazë të raportit të CNNIC, një OJQ e lidhur ngushtë me qeverinë. Kjo shifër e rrit penetrimin e internetit në 38.4% të popullsisë që është 4% më shumë se para një viti. Në kontrast, SHBA ka një penetrim total prej 78.2%, sipas Internet World Stats.

Numri i përdoruesve të internetit nga pajisjet mobile ka shënuar rritje gjithashtu. Tani janë mbi 355 milionë kinezë që përdorin internetin nga pajisjet mobile që është më shumë se krejt popullsia e SHBA-ve. Tani 69.3% të përdoruesve të internetit nga Kina, qasen në internet edhe me pajisje mobile, një ngritje për 3% në krahasim me vitin e kaluar.

Përdoruesit zakonisht qasen në internet nga disa pajisje, por qasja nga PC-të ka pësuar një rënie në 73.4%, derisa qasja nga notebook-ët ka mbetur në 46.3%.

Mesazhet instante, makinat kërkuese, dhe muzika online janë aplikacionet më të përdorura nga kinezët. Por, numri i përdoruesve në mikrobllogjet kineze të ngjashme me Twitter, ka shënuar një rritje prej 63 milionë përdorues vitin e kaluar duke arritur në total në 250 milionë përdorues.

Lajmet e fundit>