Mobile

Gjysma e amerikanëve me celularë të mençur

Apr 4 2012
0 Shpërndarje
Gjysma e amerikanëve me celularë të mençur

Gati gjysma e pronarëve të celularëve në SHBA janë pronarë të celularëve të mençur. Sipas sondazhit të Nielsen, 49.7% e celularëve të përdorur në SHBA janë celular të mençur apo siç njihen ndryshe edhe si smartphone.

Rezultatet janë bazuar në sondazhin e Nielsen Mobile Insights i realizuar me mijëra pronarë celularësh. Rezultati i fundit shfaq një rritje prej 38% në përdorimin e celularëve të mençur në krahasim me një vit më parë.

Më shumë se 66% e blerësve të celularëve të rinj kanë zgjedhur një celular të mençur mbi celularët standard gjatë tre muajve të kaluar.

Nga Nielsen deklarojnë që celularët e mençur Android përbëjnë 48% të tregut, iPhone të Apple janë në 32.1% të përdoruesve, derisa BlackBerry zë 11.6% të tregut. Këto shifra tregojnë rezultatet e tremujorit të kaluar të përfunduar në shkurt, periudhë gjatë të cilës 48% të blerësve të rinj kanë zgjedhur Android, krahas 43% të cilët kanë zgjedhur iPhone.

Lajmet e fundit>