Mobile

Gjysma e adoleshentëve nuk jetojnë dot as edhe një javë pa celular

Aug 23 2012
0 Shpërndarje
Gjysma e adoleshentëve nuk jetojnë dot as edhe një javë pa celular

Adoleshentët mund të jenë të pandashëm nga celularët e tyre, por sa të varur janë realisht prej tyre?

TextPlus, një aplikacion pa pagesë për mesazhe, ka realizuar një sondazh midis 600 adoleshentëve të moshave nga 13 deri në 17 vjeç.

Gjysma e tyre u përgjigjën se nuk mund të jetonin pa pajisjet e tyre mobile as edhe për një javë, ndërsa 36% e tyre u përgjigjën se e kontrollonin celularin çdo 10 minuta.

Pavarësisht lojërave dhe aplikacioneve të shumta me të cilat mund të kalosh kohën në celular, mesazhet vazhdojnë të mbeten në krye të aktiviteteve të preferuara të adoleshentëve; 61% e tyre u shprehën se nuk mund të jetonin pa dërguar dhe marrë mesazhe, aktiviteti më i rëndësishëm ky nga të gjitha ato në celular.

Duke marrë parasysh këtë varësi, nuk është aspak e çuditshme të shohësh adoleshentët teksa kontrollojnë celularët e tyre shpesh dhe kudo ku janë.

Prindër, kini kujdes: edhe nëse ndodhen në mësim apo në tavolinën e ngrënies, 52% e adoleshentëve deklaruan se i përdorin celularët e tyre. 37% shprehen se i kontrollojnë pajisjet e tyre edhe në tualet ndërsa 20% edhe në kishë.

Në përfundim të këtyre fakteve, sondazhi tregoi edhe se adoleshentët shkojnë të flenë dhe zgjohen çdo mëngjes me celularët e tyre; 73% kontrollojnë celularin para se të flenë dhe 72% që në momentin që zgjohen në mëngjes.

Edhe pse sondazhi është realizuar mbi një popullatë relativisht të vogël në numër, shifrat besohen të jenë, edhe në përgjithësi, po kaq alarmante. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>