Business & Management

Gjykata Supreme Amerikane kërkon reduktimin e penaliteteve për shkeljen e patentave

Oct 11 2016
0 Shpërndarje
Gjykata Supreme Amerikane kërkon reduktimin e penaliteteve për shkeljen e patentave

Gjykata Supreme Amerikane njoftoi ditën e Marte se planifikon të reduktojë ndjeshëm penalitetet për shkeljen e patentave dhe shkak për këtë qëndrim ka qenë pikërisht beteja ligjore mes Samsung dhe Apple.

8 gjykatës dëgjuan argumentet e avokatëve të dy kompanive më të fuqishme në botë në prodhimin e telefonëve inteligjente dhe disa prej tyre shprehën skepticizëm për mënyrën sesi përcaktohej penaliteti.

Telefonët nga prodhuesi në fjalë janë shndërruar në një pjesë e pandashme të miliona njerëzve në mbarë botën. Si rezultat rivaliteti mes dy kompanive është shtuar vitet e fundit.

Ky vendim i gjykatës vjen në një moment kritik për Samsung ku prodhuesi korean fshiu përfundimisht nga faqja e dheut Galaxy Note 7-tën, telefon i cili do të rivalizonte iPhone 7-tën.

Gjykatësit ankoheshin për metodologjinë e ndjekur e cila përcakton dëmet e shkaktuara nga shkelja e patentave. Në Dhjetor të 2015-tës, Samsung i kishte paguar Apple 548 milion dollar ku kompania argumentoi se duhej ti kishte paguar vetëm 399 milion dollar. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>