Menaxhim Projektesh

Gjykata amerikane do të vendos për shitjet e tabletave të Samsung

Oct 14 2011
0 Shpërndarje
Gjykata amerikane do të vendos për shitjet e tabletave të Samsung

Prokuroritë për Apple dhe Samsung Electronics i kanë dhënë dëshmitë e veta përpara një gjykate federale në Shtetet e Bashkuara gjatë të urdhër me shkrim për kërkesën e Apple për t’i bllokuar shitjet e atyre tabletëve.

Apple pyeti gjykatësen e Gjykatës së Qarkut për Qarkun Jugor të Kalifornisë, në San Jose, Lucy Koh, për ta shqyrtuar një urdhër paraprak që do ta mbante larg shitjeve tabletin e prodhuesit Samsung derisa të mbarojë rasti. Ajo nuk botoi ndonjë vendim përfundimtar për atë kërkesë gjatë të mërkurës.

Sipas zëdhënësit të Samsung, Kim Titus, gjykatësja Koh përfundoi duke thënë që ajo me shpejtësi do të vendosë për rastin me Apple, duke mos treguar se kur do të mirret vendimi.

“Samsung ende beson që lëvizjet kundër nesh janë të pabazuara dhe ne do të vazhdojmë që të ofrojmë produkte… tek konsumatorët amerikanë” shpjegoi Titus. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona të pronësisë intelektuale” shtoi ai./cio.al

Lajmet e fundit>