Harduer

Gjurmimi i shumicës së pajisjeve me sensorë

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
Gjurmimi i shumicës së pajisjeve me sensorë

sensorDepartamenti amerikan i “Veterans Affairs” (ceshtjet e veteraneve) ka filluar instalimin e sensorëve për të gjurmuar gjithçka që kushton më tepër se 50 $. Miliona sensorë do të përdoren për të menaxhuar pajisjet mjekësore, furnizimet, modelet testuese dhe rrjedhimisht personeli mjekësor dhe pacientët.

Hewlett-Packard njoftoi se ka marrë 543 milion $ kundrejt firmosjes së kontratës 5-vjeçare për sigurimin e teknologjisë RTLS (Sistemi i Lokalizimit në Kohë Reale) në të gjitha pajisjet e VA. RTLS është një term i përgjithshëm që nënkupton teknologjitë wireless dhe të skanimit që përdoren nga sistemet e gjurmimit.

Qëllimi është efiçenca e lartë në mënyrën e menaxhimit të furnizimeve, të inventarit dhe shërbimit të ofruar ndaj pacientëve. Përveç të tjerash sistemi do të dërgojë lajmërime në formë alarmi nëse pajisjet janë lëvizur jashtë zonës së paracaktuar dhe në rastet kur pacientët kanë shkuar në zonat e ndaluara.

VA do ta përdorë këtë sistem për të monitoruar temperaturën e pajisjeve dhe për të vendosur nëse pajisje të caktuara janë sterilizuar ose jo.

Iniciativa gjithashtu do të përfshijë kërkimet për mënyra të reja të përdorimit të të dhënave të gjeneruara nga këto sisteme, tha një menaxher i HP. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>