Slider

Gjuhët më të diskutuara të programimit janë C dhe variantet e saj

Jan 11 2013
0 Shpërndarje
Gjuhët më të diskutuara të programimit janë C dhe variantet e saj

ProgramingTeknologjia e informacionit mund të ketë evoluar shumë përpara dhe në shumë raste të ketë përqafuar menjëherë të rejat e fundit, por ajo që bie në sy është se shumica e informatikës sot po mbahet pikërisht nga një gjuhë programimi mbi 40 vjeçare.

Në raportin e fundit për Tiobe Index vlerësohet se gjuha më popullore e programimit, e cila zë 4 nga 5 pozicionet më të larta në renditje është pikërisht C dhe variantet e saj.

Indeksi i Tiobe kompilohet çdo muaj dhe vlerëson pupullaritetin e gjuhëve të programimit duke parë numrin e referimeve që ato gjenerojnë në internet. Për muajin janar 2013, gjuha C dhe gjuhët e tjera të programimit të bazuara në të përbënin 43% të të gjitha referimeve ueb lidhur me gjuhët e programimit.

Vendi i parë i takon vetë gjuhës C, e cila zë mbi 17.8% të referimeve në internet. Pas një dekade rritje dhe rënieje, ajo ka kaluar gjuhën më të referuar të vitit të kaluar, Java.

Kjo e fundit e ndjek hap pas hapi gjuhën C, me një diferencë të vogël larg saj (17.4%). Më pas renditet Objective-C, e cila ka pësuar rritje me dy pozicione, falë suksesit të vazhdueshëm të Apple. Objective-C është gjuha e parapëlqyer e kompanisë për të krijuar aplikacione për iOS dhe sistemet operative OS X. Në Top 5 gjenden po ashtu edhe C++, version i përditësuar i C që orientohet drejt objekteve.

Programing cSipas Tiobe, kjo gjuhë ka pësuar rritje falë Microsoft, ndërkohë që vetë C# i Microsoft, i cili është po ashtu i orientuar nga objektet përmbyll listën me 5 gjuhët më të cituara në internet. C# është i vetmi variant i C që ka pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, një zvogëlim përqindjeje që Tiobe ia adreson dobësisë aktuale të Microsoft në tregun mobile.

“C është pak më shumë se një assember i pavarur nga makina dhe ka disa karakteristika moderne. Nëse figuron në listë, kjo do të thotë se është gjuhë e thjeshtë, e “pastër” dhe elegante,” shkruan programuesi Mike James, në një analizë të bërë për listën e mësipërme.

Gjithsesi, duhet të kihet parasysh se indeksi i Tiobe nuk është tregues i numrit më të madh të rreshtave të shkruar në nje kod të caktuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>