Internet

Gjiganti i Mail.Ru blen “Facebook-un rus” VKontakte

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Gjiganti i Mail.Ru blen “Facebook-un rus” VKontakte

putin-usmanovOfruesi rus i shërbimit të e-maileve Mail.Ru, që kryesisht zotërohet nga personi me i pasur në Rusi dhe një i afërm me presidentin Vladimir Putin, ka marrë kontroll të plotë mbi rrjetin social rus që është i ngjashëm me Facebook-un, VKontakte gjatë të martës. Mail.Ru lajmëroi blerjen e 48 për qind të VKontakte-s (që njihet ndryshe si VK) që kishin mbetur – pjesën të cilën nuk e kontrollonte ende – për 1.47 miliardë dollarë. Marrëveshja i jep Mail.Ru-së kontroll të plotë mbi rrjetin më të madh social rus dhe i ofron poseduesit të saj,

AlisherUsmanov, më tepër kontroll mbi kompaninë. Kjo i forcon shqetësimet që një platformë që dikur ishte për të shfaqur pakënaqësitë dhe zërin e pavarur të qytetarëve do të jetë nën ndikimin e kontrollit, që po forcohet, të lirisë së internetit në Rusi.

Marrëveshja, sipas analistes hulumtuese nga Freedom House Laura Reed, “është një tjetër zhvillim drejt një sfere që gjithnjë e më tepër kufizohet në Rusi,” “Duke e ditur që poseduesi i ri i VK-së, Alisher Usmanov, ka lidhje të afërta me Kremlinin, duket shumë e papritur që kompania të bëjë ndonjë përpjekje për t’i rezistuar presionit të qeverisë në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe privatësinë e përdoruesve të tyre,” tregoi Reed për Mashable.

Marrëveshja e vendos edhe një fund në mosmarrëveshjen për kontrollin e VKontakte-s që ndodhi gjatë prillit të vitit 2013 kur United Capital Partners (UCP) bleu 48 për qind të kompanisë. Shqetësimet për pavarësinë e VKontakte-s filluan të rriten gjatë janarit, kur themeluesi i kompanisë, 29 vjeçari Pavel Durov, tha që e shiti pjesën e tij të mbetur për IvanTavrin, që është shefi ekzekutiv i ofruesit të shërbimeve të telekomunikacionit,

MegaFon, një kompani tjetër kjo e cila kontrollohet nga Usmanov. Kjo shitje tashmë i ka dhënë Usmanov-it kontrollit e plotë mbi VKontakte, me 52 për qind të aksioneve të kompanisë.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje ishte që të vendosej VKontakte nën kontrollin e biznesmenit i cili është mik me Kremlinin,” tha për The Verge në atë kohë, autori i një biografie për Durov-in, si dhe kryeredaktori i faqes së lajmeve për bizneset ruse, Hopes&Fears, NickolayKononov.

Pastaj gjatë prillit, Durov dha dorëheqje nga VKontakte, duke cituar presionin nga poseduesit e rinj për të ndryshuar idealet mbi të cilat ishte themeluar kompania, duke përfshirë mbështetjen e tij për lirinë e shprehjes dhe privatësinë. “Si rezultat i ngjarjeve pasuese pas ndryshimit në posedimin e aksioneve të VKontakte-s në prill 2013, liria e CEO-s për ta menaxhuar kompaninë është zvogëluar dukshëm,” shkroi ai në një postim në faqen e VKontakte-s. “Është duke u bërë më e vështirë mbrojtja e atyre principeve, të cilat ishin vënë njëherë në themelin e rrjetit tonë social,” vazhdoi ai.

pavel-durov

Durov më vonë tha që shërbimi rus i sigurisë FSB ka kërkuar nga kompania që të japë të dhënat personale të protestuesve në Ukrainë gjatë dhjetorit të vitit 2013 – një kërkesë të cilën Durov e ka refuzuar.

Duke iu referuar dorëheqjes së tij, Durov shkroi në një postim që ai “duhej të sakrifikonte shumë, duke përfshirë aksionet e mia në VKontakte”.

“Por nuk pendohem për asgjë – mbrojtja e të dhënave personale të njerëzve ia vlen të bëhet dhe madje shumë më tepër,” vazhdoi ai. “Që nga dhjetori 2013 unë nuk kam pasur pronë, por unë ende kisha diçka më të rëndësishme – një ndërgjegje të pastër dhe ideale të cilat unë dua t’i mbroj.”

Sipas avokatëve për lirinë në internet, me këtë blerje këto ideale i takojnë të kaluarës.

“Nëse Rusia ndonjëherë kishte një internet të lirë dhe të hapur, ajo anije ka lundruar,” tha për Mashable një këshilltar i lartë në organizatën për të drejtat dixhitale, Access.

“Me këtë lëvizje, karriget përreth tavolinës janë riradhitur zyrtarisht në favor të Usmanov-it (dhe Putin-it) dhe përdoruesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm rreth vendosjes së të dhënave të ndjeshme në platformë.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>