Aplikacione

Gjeni dallimet e skedarëve PDF me DiffPDF

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Gjeni dallimet e skedarëve PDF me DiffPDF

Krahasimi i dy versioneve të ndryshme të një skedari në formatin PDF mund të jetë vërtetë një mundim. Softueri me burim të hapur, DiffPDF automatizon procesin, duke gjetur ndryshime edhe në tekst edhe në dukje.

E tëra që duhet të bëni është që ta furnizoni aplikacionin me dy skedarë të ndryshëm PDF, të caktoni nëse dëshironi të krahasoni pamjen, karakteret individuale, apo tërë fjalët dhe lëreni të funksionojë. Pas disa çastesh, një dritare anash do të paraqes të theksuar me ngjyrë të kuqe të gjitha ndryshimet e gjetura.

Ashtu si teksti, edhe ndryshimet e fotografive në dokument theksohen me ngjyrë të kuqe. Për shembull, nëse është një ndryshim i madhësisë së fotografive të të dy dokumenteve PDF, do të bëhet dallimi i pjesës së theksuar të skedarit.

Butoni Options jua mundëson zgjedhjen e ngjyrës së theksimit. Poashtu, mund të zgjedhni opsione të mbushjes së jashtme apo të brendshme, të ndryshoni gjerësinë dhe të caktoni mënyrën e kombinuar të theksimit të tekstit, e poashtu edhe tipet për vegla në dritaren kryesore.

Ky paraqet një aplikacion ndoshta shumë të thjeshtë, por në raste të caktuara mund të jetë një lehtësues shumë i madh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>