Slider

Gjendet një mënyrë për të fshirë kujtimet e frikshme

Sep 25 2012
0 Shpërndarje
Gjendet një mënyrë për të fshirë kujtimet e frikshme

E keni parasysh atë frikën që disa njerëz kanë nga kllounët për shkak të ndonjë aksidenti që u ka ndodhur në fëmijëri? Në qoftë se kjo teknikë e krijuar nga shkencëtarët suedezë do kishte ekzistuar më parë, kjo frikë nuk do të ishtë krijuar.

Hulumtues të Universitetit të Upsalës në Suedi kanë gjetur një mënyrë për të ndërprerë formacionin e kujtesës gjatë një faze të rëndësishme në tru. Në fakt thuhet se episodet në kujtesë që janë të lidhura me frikën mund të zëvendësohen terësisht.

Duke paraqitur një fotografi dhe në të njëjtën kohë duke shkaktur një shok elektrik, shkencëtarët ishin të aftë të përfshinin formacionin e kujtesës së frikës në subjektet që u testuan. Pastaj duke e treguar të njëjtën foto pa shok elektrik shumë herë njëra pas tjetrës, ata ishin në gjendje ta ndalonin sensin e frikës të lidhur me foton.

Ka akoma shumë testime për tu bërë, por shkencëtarët mendojnë se kjo teknikë mund të përdoret për të ndërprerë lidhjet me frikën dhe me kujtimet e tjera, si p.sh. të asistuarit në horroret e luftës, që mund të shkaktojnë çrregullime dhe stress pas traumatik (PTSD). (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>