Data Center

Genpact merr HR operacionet e Nissan

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
Genpact merr HR operacionet e Nissan

Kompania indiane për outsourcing, Genpact ka marr përsipër shërbimet e divizionit për burime njerëzore të kompanisë japoneze Nissan Motor. Kontrata e lidhur ndërmjet dy kompanive nuk tregon sasinë, por ka kohëzgjatje prej shtatë vitesh, gjatë të cilave HR (Human Resources) shërbimet e punëtorëve të kompanisë automobilistike japoneze do të ofrohen nga Genpact.

Aktualisht ky departament i Nissan ka rreth 136 të punësuar të cilët do të përfshihen në divizionin e Genpact, dhe deri më tani janë marrë me funksionet HR të rreth 54,000 të punësuar të Nissan anë e mbanë botës.
Qendra e burimeve njerëzore do të ri-emërohet në Genpact Japan Service dhe do të rris në masë të dukshme shërbimet onshore në Japoni thuhet në deklaratën e kompanisë indiane, e cila deri më tani ka patur rreth 110 të punësuar në këtë vend.
Jo vetëm Genpact, por edhe kompani të tjera indiane po shpërngulen afër klientëve të tyre ashtu që të ofrojnë shërbimet në gjuhët lokale, dhe ngjashëm si Genpact disa nga ato kanë marrë përsipër shërbimet e konsumatorëve në kthim për marrëveshje afatgjata biznesore me këta konsumatorë.
Pos shërbimeve për Nissan, Genpact do të vazhdoj të ofroj shërbimet edhe për klient tjerë të rinj në tregun japonez. Ata planifikojnë të ofrojnë shërbime me kosto të ultë për Nissan dhe konsumatorët tjerë me anë të stafit shtesë në Japoni dhe shërbimet e ofruara nga qyteti Dalian në Kinë. Kjo kompani tashmë ka rreth 3000 punëtorë në Kinë të shpërndarë në qytetet Dalian, Chanchun, Shanghai dhe Pekin.
Genpact do të ofroj listëpagesash, beneficione, trajnime dhe shërbime tjera kyçe për shërbimet e burimeve njerëzore për kompaninë Nissan.
Genpact zanafillën e ka në vitin 1997 si pjesë për operacionet outsourcing të kompanisë General Electric, ndërsa është pavarësuar si kompani në vitin 2005, me General Electric si aksionar më i madh në kompani.

 

Lajmet e fundit>