Slider

Gatopardi robot i DARPA më i shpejtë se Usain Bolt

Sep 11 2012
0 Shpërndarje
Gatopardi robot i DARPA më i shpejtë se Usain Bolt

DARPA dhe Boston Dynamics kanë thyer rekordin e tyre të shpejtësisë e cila ishte prej 18 miljesh në orë. Tani ai është vendosur në 28.3 milje në orë ose 12.6m/s, një shpejtësi më e lartë se ajo e Usain Bolt në lojrat olimpike.

Për ta kuptuar se sa e madhe është kjo shpejtësi duhet të shikoni videon e mëposhtme dhe të habiteni ose të frikësoheni.Faktikisht është pak e frikshme të parit një robot që pothuajse prishet duke ndjekur urdhrat e të zotit.

Arsyeja e krijimit të këtij gatopardi nga DARPA është ndihma në operacionet ushtarake. Njësoj siç është vërtetuar, robotët janë më të dobishëm në zona të rrezikshme dhe me ngarkesa sipër.

Deri tani DARPA dhe Boston Dynamics kanë punuar në fiziologjinë e robotëve. Ato kanë dalë në konluzionin se 4 miliarde vite evolucioni ka sjellë disa organisma mbresëlënëse dhe është më se e llogjikshme të marrësh hua nga natyra, por me një teknologji tjetër.

“Gatopardët janë një shembull i përkryer sesi natyra ka krijuar shpejtësinë në organizmat e saj. Roboti ynë merr hua këtë ide krijimi për tu shfrytëzuar për vete” tha menaxheri i programit të DARPA, Gill Pratt. (CIO Albanian)

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=chPanW0QWhA’]

Lajmet e fundit>