Harduer

Gati përditësimi për Kindle Fire

Dec 14 2011
0 Shpërndarje
Gati përditësimi për Kindle Fire

Brenda dy javëve të ardhshme Amazon do të ofroj përditësimin vijues për tabletin e tyre, Kindle Fire.

Nga kompania kanë dhënë shumë pak detaje, por disa gazeta thonë që përditësimi do të përmirësoj performancën e përgjithshme dhe aftësitë për prekje. Gjithashtu përdoruesit do të jenë në gjendje të editojnë listat e veprimeve të fundit, përfshirë ueb-faqet e vizituara.

Përditësimi i fundit i Kindle Fire është bërë me datë 29 nëntor dhe ofronte përmirësim në operimin e përgjithshëm të Kindle Fire.

Nga Amazon pritet të ofrojnë versionin e ri të Kindle Fire në pranverën e vitit të ardhshëm, edhe pse prodhuesit e tjerë të tabletëve zakonisht presin 12 muaj për gjeneratën vijuese të pajisjeve të tyre.

Këtë nguti të Amazon, ekspertët e arsyetojnë me kritikat e para negative tek përdoruesit të cilët nuk po i kënaq madhësia e ekranit 7 inçësh të Kindle Fire. Së fundmi nga një anketë e bërë e Computerworld përdoruesit kanë lavdëruar performancën e Kindle Fire gjatë shikimit të videove dhe dëgjimit të muzikës, por Nook Tablet që kushton vetëm 50 dollarë më shumë ofron përvojë më të mirë për leximin e librave elektronik si dhe performanca e harduerit është më e mirë.

 

Lajmet e fundit>