Business & Management

Gates edhe njëherë tjetër njeriu më i pasur i planetit

Mar 21 2017
0 Shpërndarje
Gates edhe njëherë tjetër njeriu më i pasur i planetit

385930-100647425-largeBill Gates, bashkëthemeluesi dhe ish CEO-ja i Microsoft, ishte njeriu më i pasur në botë përgjatë 2016-ës, duke shënuar vitin e katërt në krye të kësaj liste sipas Forbes.

Por pasuria e vërtetë e Gates nuk vinte nga aksionet e Microsoft. Sipas Forbes ai ka një pasuri prej 86.8 miliard dollar, 9 miliard dollar më shumë sesa i dyti në listë Warren Buffet.

Gates zotëronte 174,992,934 aksione të Microsoft të cilët kanë një vlerë prej 11.4 miliard dollar. Kjo sasi përbën vetëm 13.1% të pasurisë së Gates sipas Forbes.

Duke filluar nga 30 Shtatori Gates kishte vetëm 2.5% të gjitha aksioneve të Microsoft. Çdo vit ai ka shitur 80 milion aksione për të mbështetur fondacionin Bill dhe Melinda Gates.

Edhe sikur pasuria e tij të vinte vetëm nga Microsoft, përsëri do të ishte pjesë e listës së miliarderëve. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>