Microsoft

Gartner: Windows 8.1 është gati për bizneset

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Windows 8.1 është gati për bizneset

windows 8.1Na ndan vetëm një javë nga lançimi i sistemit të përditësuar Windows 8.1, përmirësimet e të cilit me siguri do të tërheqin bizneset për t’a instaluar atë në kompjuterat desktop apo laptop-ët e kompanive dhe jo thjesht nëpër pajisjet që disponojnë ekran me prekje.

Analisti i Gartner Michael A. Silver beson se cilësitë e përmirësuara të sistemit Windows 8.1 janë të mjaftueshme për të menduar se ky produkt është gati për t’u përdorur edhe nga kompanitë.

Në përmirësimet e sistemit përfshihen:

– Aftësia e hapjes së kompjuterit direkt në desktop dhe jo në ekranin Start të Windows 8.

– Rikthimi i butonit Start në desktop.

Sipas Gartner aksesi direkt në desktop mund të ndihmojë përdoruesit që të familjarizohen me ndërfaqen, gjë e cila me kalimin e kohës do të bëjë që përdoruesit të ndërveprojnë me aplikacionet po aq me lehtësi sa edhe në sistemin Windows 7.

Gartner thekson se kompanitë vërtet duhet të konsiderojnë adoptimin e Windows 8.1 ndërkohë që zëvendësojnë edhe kompjuterët e vjetër duke qenë se deri tani janë testuar aplikacionet më të rëndësishme. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>