Business & Management

Gartner: Të ardhurat nga reklamat mobile do të rriten rreth 19 % në vitin 2013

Jan 21 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Të ardhurat nga reklamat mobile do të rriten rreth 19 % në vitin 2013

mobileo adTë ardhurat botërore nga reklamat mobile do të rriten me 18.8% në 11.4 miliardë $ në vitin 2013, nga 9.6 miliardë $ që ishin vitin e kaluar. Këto parashikime vijnë nga firma Gartner.

Ekspertët dhe analistët e Gartner parashikojnë që të ardhurat e marketingut mobile do të arrijnë 24.5 miliardë $ në vitin 2016, pothuajse dy herë më tepër se ato që priten këtë vit.

Shpenzimet shtesë do të krijojnë “mundësi të reja për zhvilluesit e aplikacioneve, rrjetet e reklamave, ofruesit e platformave mobile, veçanërisht agjencitë dhe ofruesit e shërbimeve komunikuese në rajone të caktuara të botës”,- shprehet Gartner.

Drejtori i sektorit të kërkimeve në Gartnet Stephanie Baghdassarian thotë se rritja në reklamat mobile vjen si rezultat i shpenzimeve të larta që kompanitë duhet të paguajnë për të reklamuar në media të tjera, si gazetat vendore apo publikime të tjera të shtypura.

Firma kërkimore shton se kërkimi mobile do të vazhdojë t’i japë drejtim marketingut gjatë periudhës së parashikuar.

“Koha që konsumatorët po kalojnë në pajisjet mobile sa vjen e po rritet, duke i shtyrë shumë marketerë jo vetëm të konsiderojnë platformat mobile si pjesë e rëndësishme e fushatave të tyre, por edhe të shpenzojnë fuqishëm në to,” shton Gartner. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>