Business & Management

Gartner: Të ardhurat globale të CRM janë rritur me 12.5% në vitin 2012

May 2 2013
0 Shpërndarje
Gartner: Të ardhurat globale të CRM janë rritur me 12.5% në vitin 2012

gartnerTë ardhurat e sektorit global të CRM (customer relationship management – menaxhimi i marrëdhënieve me klientët) u rritën me 12.5% gjatë vitit të kaluar duke kapur shifrën prej 18 miliardë $, sipas të dhënave të fundit nga Gartner.

Gartner vlerëson se Salesforce.com është shitësi më i madh i CRM-ve, ndërsa në listë vijojnë SAP, Oracle, Microsoft dhe IBM. SAP mbetet shitësi më i madh në Evropë.

Rreth 40% e të ardhurave të CRM-ve vinin nga produktet SaaS (software as a service – softueri si shërbim).

Tregu i CRM-ve ka ndryshuar mjaft kohët e fundit në aspektin e blerjeve dhe shitjeve, veçanërisht në sektorin e softuerëve të marketingut. Për shembull, Oracle ka blerë së fundmi Eloqua, Salesforce.com ka blerë Buddy Media dhe IBM ka blerë Unica dhe Coremetrics.

Të gjitha këto blerje kanë bërë që tregu aktual i CRM-ve të përbëhet në 60% të tij nga 10 kompani, sipas sondazhit të Gartner. Megjithatë, mund të thuhet se edhe kompanitë e vogla po fitojnë terren falë ndërtimit të shpejtë të Saas-ve.

Edhe pse Salesforce.com ka fituar kreun e renditjes, detyra e tyre tashmë mbetet ta ruajnë këtë pozicion, ndërsa konkurrentët përpiqen të përmirësojnë ofertat e tyre për SaaS.

Oracle dhe IBM po planifikojnë integrimin e cloud-it në të ardhmen, veçanërisht në sektorin e biznesve të mëdha që operojnë globalisht. Ndërkohë që Microsoft-i nga ana tjetër, ka filluar të “ushtrojë presion” mbi bizneset e vogla dhe ato të mesme për sa i përket përdorimit të cloud-it. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>